Pjetër Ndrecaj është dënuar sot me 24 vjet e gjashtë muaj burgim për shkak të vrasjes së bashkëshortes dhe vajzës së tyre 9-vjeçare. Për të diskutuar lidhur me këtë vendim të Gjykatës, të ftuar në emisionin Frontal në T7  kanë qenë avokati Ndrecë Dodaj, Luljeta Aliu nga Inject dhe Valmira Rashiti, përfaqësuese e Rrjetit të Grave

Gjatë emisionit, ku po diskutohej lidhur me vendimin e Gjykatës, avokati Ndrecë Dodaj, nuk ka mundur të përballet me kritikat që kanë dhënë mysafiret, dhe është larguar nga studio.

Për më tepër, avokati ka fyer dy gratë që ishin në emision, duke thënë se nuk mund t’i dëgjojë “pallavrat” e tyte.

Sido që të jetë, emisioni ka vazhduar edhe pa praninë e avokatit Dodaj, ku Aliu dhe Rashiti kanë kritikuar sistemin e drejtësisë i cili sipas tyre favorizon burrat në raport me gratë.

Pjetër Ndrecaj, i akuzuar për vrasjen e gruas dhe vajzës në gusht të vitit 2018, është dënuar sot me 24 vjet e gjashtë muaj burgim nga Gjykata Themelore e Gjakovës.