Avokati i LDK-së shpjegon se a ka të drejtë Albin Kurti të kandidojë për deputet

Avokati, Besnik Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili e shpalli të pavlefshëm votën e deputetit Etem Arfiti, me ç’rast vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Berisha në DPT te Fidani në T7 tha se as Albin Kurti e as askush tjetër i cili është i dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit nuk ka të drejtë të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“As Albin Kurti as asnjë qytetar i Republikës së Kosovës i cili është i dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit nuk ka të drejtë të jetë kandidat për deputet”, tha Berisha.