Tashmë ka nisur seanca e dytë e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqes e Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për vrasjen e Marigona Osmanit në gushtin e 2021-ës.
Skender Musa avokati i të akuzuarit Dardan Krivaqa, ka kërkuar që mostrat toksikologjike të së ndjerës, të dërgohen jashtë vendit meqë në Kosovë nuk bëhen.
Ai ka thënë se më këtë do të jepen sqarime “se a ka pasur ndikim në vdekjen e së ndjerës sëmundja e saj bronhit kronik e ndërlidhur me përdorimin e substancave të mariuanës dhe substancës narkotike pramodol dhe të përcaktohet shkalla e toksikologjisë në mënyre të saktë përmes metodave shkencore”.
Megjithatë, trupi gjykues e ka hedhur poshtë propozimin e avokatit mbrojtës për dërgimin e mostrave jashtë vendit për analiza toksikologjike.
Po ashtu, Musa ka kërkuar që Krivaqa edhe njëherë t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik, për ndikimin që kanë pasur e kaluara e tij e përdorimi i substancave narkotike.
Për këtë propozim të dytë të mbrojtësit të të pandehurit, që Dardan Krivaqa të dërgohet sërish në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, trupi gjykues merr aktvendim që të refuzohet propozimi.







