Avokati Nasuf Hasani, i cili ishte autorizuar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për të paditur avokatin Besnik Berisha për fyerjet që ia kishte bërë prokurorit Rasim Maloku, ia ka huq keq.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vlerësuar se padia e tij për të hapur konflikt administrativ me Odën e Avokateve, e cila e kishte gjobitur për shkelje të etikes, është hedhur si e palejuar, raporton gazeta Sinjali.
“HUDHET poshtë si e palejuar padia dhe propozimi për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve, e paditësit Nasuf Hasani nga Prishtina…, kundër të paditurës Oda e Avokatëve të Kosovës me adresë në Rr.”Bedri Pejani”, nr.31, Prishtinë, nën shenjën A.nr. 1346/22 e datës 21.07.2023”, thuhet në vendim e gjykatës.
Avokati Hasani, i cili është edhe kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës në degën e Prishtinës, përpara disa javësh është gjobitur për shkelje të etikës nga ky institucion.
Ai kishte kundërshtuar vendimin e Odes së Avokatëve, duke ushtruar padi për të filluar konflikt administrativ me oden.
Ndërsa, tani Gjykata Themelore në Prishtinë e padinë e tij e ka cilësuar si krejt të palejuar.







