Avokati e çmonton Prokurorinë rreth akuzës ndaj Thaçit dhe Veselit: S’dihet as çka e as ku ka ndodhur

Po vazhdojnë sjelljet paradoksale të Prokurorisë së Specializuar në Hagë karshi krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka kërkuar se si Prokuroria i ka dorëzuar materiale krejtësisht të zeza, të redaktuara.

Në to, akuzohen Thaçi e Veseli për “sjellje të papërshtatshme”, mirëpo që nuk specifikohet se as çka ka ndodhur as ku ka ndodhur dhe asgjë tjetër.

“Dua t’ju bëj një pyetje zoti gjykatës. Në paragrafin 112 të paketës ata akuzojnë klientin tim dhe zotin Veseli për sjellje të papërshtatshme lidhur me aktivitetet në qershor të 1998 ndërsa pjesa tjetër është komplet e redaktuar. Nuk marr vesh se çfarë ka ndodhur, ku ka ndodhur. Si është e mundur që ne të bëjmë një kërkesë në bazë të rregullit 102(3) mbështetur në këtë informacion. Nuk di asgjë, di vetëm që bëhet fjalë për 1998-tën. Kam vetëm këto fleta të zeza. Ka edhe 106 dëshmitarë anonim”, ka thënë ai.

Me këtë rast, Keohe ka treguar këto “fletë të zeza”.