Është përmbyllur me sukses procesi i regjistrimit të markës tregtare “Shpejta REISEN” SH.P.K., e cila tashmë është aprovuar zyrtarisht nga Agjencia për Pronësi Industriale (API) në Republikën e Kosovës.
Sipas avokatit të njohur, Burim Halili, regjistrimi është realizuar në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-075 për Markat Tregtare dhe legjislacionin përkatës në fuqi, duke i garantuar kështu kompanisë të drejta të plota ligjore mbi përdorimin e markës së saj.
Sipas Halilit, “Shpejta REISEN” SH.P.K. përfaqëson një kompani turistike me reputacion, ndërsa gjatë gjithë procedurës së aplikimit dhe regjistrimit është përfaqësuar juridikisht nga avokati Burim Halili.
Me përfundimin e këtij procesi, mbajtësi i markës fiton të drejtën ekskluzive për përdorimin e saj në treg, si dhe mbrojtje ligjore nga çdo përdorim i paautorizuar, në përputhje me dispozitat e pronësisë industriale.
Në përmbyllje, avokati Halili i ka uruar kompanisë suksese të mëtejshme në zhvillimin e veprimtarisë së saj në sektorin e turizmit.







