Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha, ka kritikuar ashpër Qeverinë e vendit për qasjen e tyre ndaj Njësisë Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës e njohur si FIT, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka thënë se hakmarrja e Qeverisë ndaj FIT-it po lulëzon, teksa pushtetin i quajti të ligë e mosmirënjohës.

“Hakmarrja e qeverise ndaj FIT-it po lulezon, protesta e tyre po ndeshkohet e kompetencat e tyre po zevendesohen me njesi tjeter!

Imagjinojeni sa te lige e mosmirenjohes jane pushteti, e krahasojne punen e Njesive Speciale te Policise me punetoret e ndertimtarise”, shkroi ai.

Sipas tij, Policia do të triumfojë në fund.

“Sipas kryeministrit, me shume kane vdeke punetore te ndertimtarise sesa jane vra pjesetare te policise, ndaj dhe FIT nuk i meriton shtesat e rrezikshmerise!🤦‍♂️😡

Mjerana, te lige e pa vizion!

Policia serish ne fund fiton, e juve turpi u mbulon!”, tha më tej Berisha.

BONUS VIDEO: Këto janë 14 kërkesat e Policisë së Kosovës për Albin Kurtin