Avokatët e shoferit që goditi Hajrush Behlulin: Është rastësi, nuk ka të bëjë me Shefqet Krasniqin

Gent dhe Blend Gjini, avokatët e shoferit që goditi burrin e Shkurte Fejzës, Hajrush Behlulin kanë thënë se rasti në fjalë nuk ka të bëjë aspak me komentet e bëra të hoxhës Shefqet Krasniqit.

Ata thanë se kjo ka qenë vetëm një rastësi dhe se njerëzit kanë aluduar andaj u bë e madhe, njofton Klankosova.tv.

“Kjo pjesë na ka krijuar huti, kemi shprehur shqetësime dhe kemi bërë një reagim për t’i kritikuar disa analistë të cilët për qëllime të ndryshme kanë bërë komente të ndryshme”, janë shprehur avokatët.

“Është një rastësi sepse gjërat janë lidhur por rasti nuk ka të bëjë asgjë me replikën e të aksidentuarit e as me komentet e Shefqetit”, thanë ata.

“Aksidenti nuk ka të bëj asgjë me çështjen, thjesht është aluduar”.

@ballkani.info Shefqet Krasniqi: Shkurte Fejza nuk është fetare, sepse edhe ajo ka me vdek si unë e hiç larg s’e ka #shefqetkrasniqi #shkurtefejza ♬ original sound – Ballkani.info