Avni Kastrati i dorëzoi letrat kredenciale te presidenti slloven Pahor

Ambasadori i Kosovës në Lubjanë, Avni Kastrati, në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Zyrën e Presidentit, ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, duke u akredituar si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Kosovës në Slloveni.

Me këtë rast, presidenti Pahor i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në Republikën e Sllovenisë ambasadorit Kastrati. Edhe ky i fundit e falënderoi presidentin Pahor për pritjen duke i përcjell përshëndetjet e përzemërta të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kastrati, gjithashtu, theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve.