Ish ambasadori

Avni Arifi tallet me Dimal Bashën: E paska angazhu Kurti për Shqipëri, por ai i shkreti tri fjalë s’dinë me i lidhë

Ish shefi i kabinetit të ish kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi i ka reaguar kryeministrit Kurti dhe deputeti të tij, Dimal Basha.

Arifi ka ironizuar përmes një statusi në Facebook, duke i kërkuar Kurtit që të del ta thotë ndonjë fjalë për “prokurorinë e kapur” në Tiranë pas arrestimit të asamblistit të LVV-së, Besnik Mujeci me drogë në vlerë mbi 400 mijë euro.

Sa i përket reagimit të Dimal Bashës për kreun e AAK-së, Avni Arifi ironizon edhe më shumë, duke thënë se Kurti e ka angazhuar atë për Shqipëri.

“Ti këtu po fluturon me sharje e akuza, e për Shqipëri e paske angazhu Dimalin me thënë disa fjalë.

Ky i shkreti tri fjalë s’po din me i lidh. S’ka pasqyre i shkreti me i pa as tenderët njëburimor (300 milionë) as grunin, as vajin, as dëshmitarët katolik e as do sene tjera qe plot ne i dimë, por ende s’të kanë dal. Mos e mundo njeriun! Pak rahmet aman”, ka shkuar Arifi.

Postimi i plotë:

Albin, dil e thuje ndonjë fjalë për “Prokurorinë e kapur” në Tiranë.

Për ata që ta arrestuan aktivistin e bashkimit kombëtar. Sepse, në Kosovë saherë që po t’i zënë hajnat tu, po e shan Prokurorinë.

Drejtësi nga ti duam.

Jo skifter në Kosovë e pulë në Shqipëri.

Prokurori atje edhe prokurori këtu veç punën e vet po e bëjnë: po i arrestojnë hajnat e drogaxhitë.

Ti këtu po fluturon me sharje e akuza, e për Shqipëri e paske angazhu Dimalin me thënë disa fjalë.

Ky i shkreti tri fjalë s’po din me i lidh. S’ka pasqyrë i shkreti me i pa as tenderët njëburimor (300 milionë) as grunin, as vajin, as dëshmitarët katolikë e as do sene tjera qe plot ne i dimë por ende s’të kane dal. Mos e mundo njeriun! Pak rahmet aman.