Avionë turk mbi ishujt grekë, SHBA-të mesazh Ankarasë: Aleatët e NATO-s të mos kryejnë fluturime të paautorizuara

Kongresi amerikan i ka dërguar mesazhe Turqisë në lidhje me fluturimet mbi ishujt grekë.

Në deklaratën e tyre drejtuar Turqisë, SHBA-të bëjnë të qartë se nuk duan që aleatët e NATO-s të kryejnë fluturime të paautorizuara mbi hapësirën ajrore të aletaëve të tjerë të NATO-s.

Kongresi thekson se sfidat e Ankarasë në Egje duhet të adresohen përpara se Shtëpia e Bardhë t’i dërgojë Kongresit një njoftim zyrtar për marrëveshjen e F-16.

Shkelje të reja turke në hapësirën ajrore greke kanë ndodhur gjatë javës së kaluar në Greqi.

UAV-ja turke janë parë duke fluturuar në zonat e Egjeut Qendror dhe Juglindor ./abcnews.al/