Avdyli: Në LDK mua e Vjosës na i kanë vendos gozhdat, nuk na lënë as te dera me u afru

Haxhi Avdyli, deputet i LDK’së ka folur për përjashtimin e tij dhe Vjosa Osmanit nga LDK’ja.

Ai thotë se tani u kanë mbetur disa opcione për të vepruar tutje.

‘’Të tjerët janë në mënyrë skandaloze t’u u sjell në LDK. Përveç Lutfi Hazirit në deklaratat ndaj kolegëve që është korrekt’’, ka thënë ai në një debat televiziv.

‘’Janë dy opcione, të rrijmë të poshtruar e nënçmuar në LDK, të dalim në profesione tona dhe të lëmë politikën. Të shkojmë në një parti tjetër, dhe pesë,  të krijojmë një iniciativë qytetare’’, ka shtuar ai.

‘’Në LDK na i kanë vendos gozhdat në derë. Nuk të lënë as te dera me u afru”.