Avdyli me kritika për Mustafën, Veliun e Hotin: Nuk po guxoni të dilni para sovranit

Deputeti nga rradhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka shtruar pyetjen pse LDK ka Kryeministër po ska kandidat për Kryeministër?

Ai thotë se rrjedha logjike duhej që njëri nga Mustafa, Veliu ose Hoti të merrte t’i printe listës.

Avdyli thotë se të tre nuk po kanë guxim të dalin në zgjedhje si kandidat për keyministër.

“Ish kolegë e mi partiak ,nuk ka fitore, në tavolina e prapa perdeve, por ato fitohen në fushë. Ju vendosnit për gjithëçka e për çdokënd në këtë vend, dilni tani para sovranit. Koha nuk është për të fshehur se spo ju shitet më kjo lojë. Jeni zbuluar” , shkruan Avdyli. /Ballkani.info/

Ky është postimi i tij i plotë:

Pse LDK ka kryeministër e ska kandidat për Kryeministêr?
Ku janë strukur Isa Mustafa, Agim Veliu e Avdullah Hoti?
Rrjedha logjike duhej njëri nga ta merrte guximin ti printe listës siq i prinin rrëzimeve të qeverive, ngarkimeve ,e dhurime postesh deri te posti i Presidentit.
Isa Mustafa , ka shëndet ta udhëheq LDK-në, ti udhëheq negociatat para kamerave e prapa perdeve për koalicione, emërime e shkarkime, por ska shëndet me dalë në zgjedhje. OK? Po Agim Veliu që dergoi Podujevën në zgjedhje, e rrotulloi dyertë e zyreve të LDK-së veq për tu bërë Ministër i brendshëm i Qeverisë Kurti. O bëhej ai ministër, o sbëhej Qeveria VV-LDK. Ku është strukur, prapa kujt po don të fshihet?. Pse tash nuk del e thotë o bëhem unë kandidat për KM o askush. Apo ndoshta po pret ndonjë viktimë të rradhës me ia mbledh votat , e më pastaj për tu bërë ai kryesori bashkë me Isa Mustafën, e me marrë e ndarë poste sipas qefeve të tyre. Dilni para popullit e mos u fshehni. Po Dulla jonë ku është? Edhe pse askush nuk e pyet në LDK, si ia merrte mendja të merrte postin e KM pa ia dhënë qytetari, e sot ska guxim që “mirëqeverisjen” e tij tua prezentoj qytetarëve. Ish kolegë e mi partiak ,nuk ka fitore, në tavolina e prapa perdeve, por ato fitohen në fushë. Ju vendosnit për gjithëçka e për çdokënd në këtë vend, dilni tani para sovranit. Koha nuk është për të fshehur se spo ju shitet më kjo lojë. Jeni zbuluar.