Shtetet e Bashkuara kanë shtuar ndjeshëm presionin për të hequr taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, ndërsa nuk iu ka pëlqyer as plani i Kurtit që largimi i saj të bëhet në mënyrë graduale.
Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti tha se ruajtja dhe thellimi i partneritetit me ShBA-të është njëra ndër parimet themelore të koalicionit të tyre. Për këtë thotë se edhe masa e reciprocitetit duhet të vendosen vetëm në bashkëpunim me ta.
Në lidhje me çështjen e taksës ka dallime edhe mes partnerëve të koalicionit qeverisës, Lëvizjës Vetëvendosje dhe Lidhjës Demokratike të Kosovës, por pavarësisht kësaj duket se dy partitë nuk kanë alternativa të tjera, përveç të gjejnë gjuhë të përbashkët mbi temat madhore të Kosovës.
Hoti u shpreh i bindur për se për largimin e plotë të taksës do të kenë pajtim me partnerin qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ne kemi një marrëveshje të koalicionit në atë marrëveshje janë edhe parimet mbi të cilat ne bashkëqeverisës. Në gjitha pjesët e programit i nënshtrohen parimeve të bashkëpunimit që kemi si dy parti në koalicion. Ndër parimet kryesore është ruajtja dhe thellimi i partneritetit me miqtë ndërkombëtarë. Partnerët strategjik siç është ShBA dhe vendet kyçe brenda BE-së. Unë jam i bindur që do të do të gjejnë një gjuhë të përbashkët që veprimet që i ndërmarrim në Qeveri të jenë në përputhje me këto parime të bashkëpunimit tonë si dy parti… taksa duhet të largohet dhe masat e reciprocitetit do të vendoset vetëm në bashkëpunim, dakordim të ngushtë me partnerët tanë strategjik”, thotë ai.







