I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka treguar prioritetet e qeverisë së tij nëse votohet nga deputetët shkruan ballkani.info

Ai tha se qeveria e tij  do të ketë dy prioritete: luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Pas kësaj pandemie, tha Hoti, qeveria do të ketë edhe disa prioritete për periudhën 2020-2023.

Ai tha se ato do të jenë avancimi i demokracisë, veçmas lufta kundër korripsionit, zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit, marrja e përgjegjësive për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territori.