Avdullah Hoti lavdon vetën: Qeveria ime kreu punë për 6 muaj sa një qeverie tjetër do t’i duhej një mandat

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka lavdëruar punën e qeverisë së tij për 6 muaj si kryetar qeverie.

Ai ka thënë se për gjashtë muaj qeveria e tij ka kryer punë që një qeveri tjetër nuk do të mund të kryente për një mandate të plotë, shkruan Reporteri.net.

“Për gjashtë muaj janë tregu rezultate, janë kry punë që një qeverie i ishte dashtë një mandat i plotë për kryerjen e këtyre aktiviteteve”, tha Hoti pas vizitës që bëri në organizatën Syndrom Kosova.

Ai tha se pas vitit të ri do të mbajë një konferencë për media ku do të flasë për punën e tij gjashtë muajshe dhe të kabinetit qeveritar.

Kujtojmë se Hoti dje nga LDK është zyrtarizuar si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e reja.

Kundërkandidat të tij do të jenë, Albin Kurti nga VV dhe Enver Hoxhaj nga PDK, kurse AAK nuk ka dale ende me ndonjë kandidat për kryetar qeverie.