Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se ka mbyllur një operator illegal që merrej me trajtimin e nënproduketeve shtazore.

AUV përmes një njoftimi për media ka treguar se ky biznes ishte duke operuar ilegalisht pa licencë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas raportimit nga një qytetar, ka gjetur një biznes i cili ishte duke operuar ilegalisht pa licencë, merrej me trajtimin- përpunimin e nënprodukteve të kafshëve të therura. Përveç mungesës se dokumentacionit, hapësirat nuk posedonin kushtet teknike sanitare, minimale për të ushtruar veprimtarinë. Ekipi inspektues menjëherë ka urdhëruar largimin, tërheqjen e mbetjeve të nënprodukteve shtazore, për të penguar çfarëdo rreziku qe mund të shkaktohet nga ndotja. Po ashtu ka bërë mbylljen e subjektit”, thuhet në njoftim.

AUV është zotuar se do të bëjë mbikëqyrjen e këtij lokacioni.

“Lokacioni do të mbahet i mbikëqyrur nga organet shtetërore dhe njëkohësisht ndaj operatorit do të iniciohet procedura për gjykatë”, thuhet tutje në njoftim.

Më poshtë keni njoftimin e plotë: