Ferizaj

AUV mbyll lokacionin që është shfrytëzuar si treg i kafshëve në Ferizaj

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit veterinarë Zyra Regjionale Ferizaj  njofton se me datë 16.03.2024 ka nxjerrë vendim për ndalim të aktiviteti ilegal i ushtruar si treg i kafshëve në fshatin Muhoc, Komuna e Ferizaj.

AUV njofton se kjo ka ndodhur për shkak se nuk është ka ushtruar veprimtari në përputhje me Udhëzimin Administrativ – MA-Nr. 05/2007 Për përcaktimin e kushteve të tregjeve të kafshëve.

“Hapësira që është mbyllur si tregu ka qenë hapësirë private ilegale pa leje për ushtrim të veprimtarisë. Në afërsi të tregut të kafshëve në fshatin Muhoc, Komuna e Ferizajt. I cili aktualisht që një kohë është jo funksional për shkak të mbylljes së tij nga Komuna e Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Tutje, AUV shton se ‘për arsye të investimeve në infrastrukturë për plotësim të kushteve për të operuar si treg. Sot më datë 23.03.24 nga ora 5:30 deri në ora 10:00 inspektorati veterinar i AUV-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës nga Stacioni Policor ne Ferizaj. Kanë inspektuar- patrulluar tregun ilegal të kafshëve per të mos lejuar ndaljen dhe qëndrimin e automjeteve transportuese të kafshëve ne lokacionin ne afërsi të  tregut të kafshëve. Tregtimi në hapësira dhe vende qe nuk i përmbushin rregullat përveç se është i ndaluar me ligj, ai po ashtu paraqet rrezik për shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik”.

Tutje, në komunikatë thuhet se autoritetet shtetërore mbikëqyrëse ligje zbatuese nuk do të lejojnë zhvillim të veprimtarive qe bien në kundërshtim me ligjin.

“Tregtimi i kafshëve lejohet vetëm ne tregje të licencuara”.

AUV bën të ditur se shfrytëzimi i hapësirave tjera që nuk janë të autorizuara do të mbyllen dhe ndaj palëve do të iniciohen fletëparaqitje për gjykatë.

“Tregtimi i kafshëve në Komunën e Ferizajt do të lejohet atëherë kur Komuna përfundon investimet në lokacionin e përcaktuar dhe hapësira me objektet përcjellës merr licencë nga AUV”.

VIDEO BONUS: