Lamir Thaçi

AUV ka kryer 70 mijë inspektimet, e mbi 1 milion kilogram produkte ushqimore i ka asgjësuar

70 mijë inspektime janë kryer nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV), gjatë vitit 2023.

Nga këto inspektime, inspektorët e AUV-it kanë marrë 3 mijë mostra për analiza.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV), Lamir Thaçi, tregon se nga inspektimet dhe mostrat që i kanë marrë kanë rezultuar me asgjësim të produkteve ushqimore 1 milion e 173 mijë kilogram.

“Prej të cilave kanë rezultuar me asgjësim të produkteve ushqimore 1,173,970.78 kg. Të gjitha këto janë arritur me kapacitete tejet të kufizuara inspektuese. Falë një organizimi të mirë përkushtimit të të gjithëve janë arritur këto rezultate”, ka thënë Thaçi për Ballkani.info.

Ai ka theksuar se kanë punuar tërë vitin në ruajtje të shëndetit të përgjithshëm publik.

 “AUV është autoriteti me i rëndësishëm për fushën e shëndetit publikë për kontrollit të sigurisë ushqimore shëndetit të kafshëve dhe bimëve”, ka thënë Thaçi./Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Koeficienti 110| Jasharaj mësimdhënësit do të marrin vetëm 28 euro më shumë