AUV-i mbyll një bufe e gjobit një tjetër nëpër ministri, shkelen Ligjin për Kontrollin e Duhanit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka mbyllur një hapësirë që ka shërbyer si bufe dhe një tjetër është gjobitur në objektin e “Ish-Rilindjes”, ku aktualisht janë të vendosur stafi i disa ministrive.

Sipas njoftimit, mbyllja e këtij objekti të bufes është mbyllur pas inspektimit për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

“Ndërsa tjetra është gjobitur për shkelje të ligjit më fjalë. Për të gjitha këto veprime janë të njoftuar menaxherët e këtyre bizneseve dhe po ashtu edhe zyrtarët kryesorë administrativ të institucioneve të cilët do të ndërmarrin masa disiplinore ndaj zyrtarëve dhe personave që kanë shkelur ligjin brenda hapësirave të cilat janë nën menaxhim të tyre”.

Tutje, bëhet e ditur se hapësirat e njëjta janë inspektuar edhe më parë dhe se për subjektet janë dërguar fletëparaqitje për gjykatë.