Autostrada Prishtinë-Shkup e mbuluar nga bora, vështirësohet qarkullimi (FOTO)

Gjatë ditës së djeshme, në gjithë vendin pati reshje të mëdha të borës.

Kjo bëri që qarkullimi rrugor të vështirësohet, ku ndodhën edhe disa aksidente.

Si duket gjendja e njejtë e rrugëve do të jetë edhe ditën e sotme.

Në disa fotografi të dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet autostrada Prishtinë-Shkup e mbuluar nga bora.

Kjo po shqetëson vozitësit të cilët po rrezikohen nga rrëshqitjet e veturave në rrugë.

Ballkani.info ka raportuar edhe ditën e djeshme për një aksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, e cila kishte ndodhur si pasojë e rrugës së papastruar. /Ballkani.info