Autoriteti më i lartë i shëndetit publik amerikan tregon si të krijoni maskë vetë për rreth 30 sekonda

Gjetja e maskave në treg është gjithmonë kryefjala e diskutimeve të njerëzve, në një kohë kur veçoritë e koronavirusit këshillojnë vënien e tyre për të parandaluar infektimin.

Maskat e mirëfillta duket sikur mungojnë në treg, por kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk mund të krijojnë të tilla me mjete rrethanore. Madje, një maskë e tillë mund do vetëm një bluzë pambuku dhe rreth 30 sekonda për t’u bërë, pa asnjë prerje.

Këtë e dëshmon një video që po shndërrohet në virale nga doktor Jerome Adams, i cili mban titullin e Surgeon General i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Titulli i “Kirurgut të përgjithshëm “ i referohet personit të emëruar nga vetë presidenti që është autoriteti më i lartë i shëndetit publik brenda territorit federal.