Autoritetet e Malit të Zi shtrëngojnë masat: Çfarë ju duhet për të kaluar kufirin

Pas rritjes së rasteve te reja me COVID-19 në Mal të Zi, organet shëndetësore kanë ashpërsuar masat.

Për të hyrë në shtetin fqinj, ju duhet të keni me vete:

Certifikatën e vaksinimit me një ose dy doza.

Test PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Vërtetim që e keni kaluar Covid-19 jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv.

Test antigen negativ jo me shumë se 48 orë.

Gjithashtu, pjesëmarrja në dasma, fejesa apo ditëlindje, do të jetë me kushtet e lartpërmendura. Këto masa kanë hyrë në fuqi sot dhe mbeten deri më 10 shtator ku do të vlerësohet sërish situata e Covid-19.