Aksident

Automjeti bie në humnerë, humbet jetën një person

Një makinë ka rënë në humnerë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të tunelit të Shkopetit në Burrel. Sipas të dhënave policore makina sapo ka kaluar tunelin për në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur në anë të saj disa metra poshtë në greminë.

Forca të shumta policie shkuan në vendin e ngjarjes, por reshjet e shumta të shiut vështirësuan punën për nxjerrjen e trupit të pajetë.

Është dashur shumë kohë që viktima të nxirrej nga makina dhe më pas të dërgohej në morg. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por sipas policisë mjeti ka qenë me shpejtësi, ndërkohë që kishte reshje të shumta shiu./abcnews.al