Autobusi që u aksidentua në Austri i takon një kompanie nga Gjakova

Autobusi që u aksidentua në Austri është nga kompania “Armend Tours” nga qyteti i Gjakovës. Gazeta ka telefonuar në këtë kompani por nuk kanë dhënë detaje lidhur me aksidentin ku raportohet për të paktën 20 persona të lënduar.

Nga Policia austriake kanë folur për dyshimet e para rreth aksidentit të autobusit nga Kosova në Salzburg të Austrisë, ku mbetën të lënduar rreth 20 persona.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Hans Wolfgruber, dyshimet janë se ose shoferin e ka zënë gjumi ose ndonjë defekt teknik e ka shkaktuar aksidentin, raporton Express.

Informacionet e para thonë se tre persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe 16 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Mediat në Austri raportojnë se personat që ndodheshin në autobus janë turistë nga Kosova.