New York

Autobusi përplas për vdekje 15-vjeçaren dhe shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një shofer autobusi në New York u arrestua pasi goditi për vdekje një 15-vjeçare e cila po tentonte të kalonte rrugën, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes të hënën, 17 janar.

Antonina Zatulovska nga Coney Island u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes, në kryqëzimin e Bedford Avenue dhe Avenue P në Midwood pasi kur policia mbërriti e gjeti pa ndjenja.

Shoferi i autobusit Aleksander Patlakh 59 vjeç, gjtihashtu nga Coney Island u arrestua.

Është e paqartë se ku ishte drejtuar 15-vjeçarja mëngjesin e 17 janarit pasi shkolla e mesme James Madison e cila ndodhet në atë kryqëzim ishte e mbyllur të hënën për Ditën e Martin Luther King , por burimet i thanë PIX 11 se aktivitetet ishin ende të planifikuara për studentët të hënën.

Një zëdhënës i Departamentit të Arsimit të qytetit tha të hënën se nuk mund të jepte detaje pasi tashmë kanë filluar hetimet, shkruan Daily Mail.