Një autobus me kosovarë që jetojnë në Itali, dje është nisur nga Verona, por udhëtarët do lejohen të futen në Kosovë dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre.
Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të gjithë qytetarët e saj të cilët vijnë nga diaspora të vendosen në qendra të karantinës së detyrueshme për 14 ditë.
Mirëpo një gjë e tillë ende nuk është paraparë nga Qeveria e Kosovës.
Italia është vendi me më së shumti të prekur në Evropë nga virusi i njohur si COVID-19.
Siç merr vesh KALLXO.com, të kthyerit do të priten në kufi nga mjekët, ku edhe do të kontrollohen nëse janë të infektuar me virusin i cili po merr jetë njerëzish në shumë vende të botës.
Pastaj, të gjithë personat nën përcjelljen e policisë do të dërgohen nëpër shtëpitë e tyre ku do t`u kërkohet që të vetëizolohen.
KALLXO.com merr vesh se shteti ende nuk ka një karantinë të veçantë ku mund të vendosen personat e kthyer nga vendet tjera.







