“Autobusat po i presin jashtë qeveritarët”, Ganimete Musliu ironizon me Qeverinë Kurti

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një video në rrjetin e saj social në Facebook, ka ironizuar me pjestarët e Qeverisë Kurti.

Musliu duke filmuar xhipat me të cilët udhëtojnë kabineti qeveritar, u ka përmendur autobusat të cilët i proklamonin në të kaluarën Lëvizja Vetëvendosje.

“Qe siç po e shihni autobusat kah po i presin qeveritarët, se atë tjerët shkojshin me kerra të zi, e këta i kanë parku autobusat para kuvendit edhe ato, i kanë dhez se narthin ata kur të dalin”, është shprehu ajo.