Auf wiedersehen, Merkel!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në konferencë për media ka njoftuar se nuk do të kandidojë edhe për një mandat të ri.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se nuk do të qëndrojë në funksionin e partisë Unioni Kristian-Demokrat, duke shtuar se nuk duhet pritur që ajo të jetë as deputete në Bundestag.

Të gjitha këto vendime ajo i ka përmbledhur me një fjali – se nuk do të kandidojë për asnjë funksion politik pas skandimit të mandatit si kancelare në vitin 2021, transmeton Ballkani.info.

“Koha është që ta kthejë një faqe të re”, ka thënë Merkel në selinë e CDU-së në Berlin, ku ka mbajtur konferencë për media pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e Hesenit. /Ballkani.info/