Shqipëri

Audio-përgjimi i montuar, Rama: Arrestimi i aktorëve, fillimi i drejtësisë

Pas daljes së rezultateve për analizimin e audio-përgjimit të “Babales”, ku implikohej vëllai i Fatmir Xhafajt, Geron Xhafaj, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Twitter.

“Uroj që arrestimi i aktorëve të “Babale 1″ të jetë fillimi, jo fundi i drejtësisë, mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë! Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar, qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund”, shkroi Rama në Twitter.

Laboratori anglez që bëri analizimin e audio-përgjimit, konkludoi se ishte një montazh, ndërsa u zbulua se zëri që ka imituar vëllanë e ministrit të Brendshëm, është ai i Fredi Alizotit.