Pierre Emerick Aubameyang ka konfirmuar të ardhmen e tij.
Sulmuesi nga Gaboni ka bërë të ditur se nuk është i interesuar për spekulimet e ditëve të fundit që e dërgonin larg Arsenalit.
“Mediet në Angli pëlqejnë të flasin shumë”, ka deklaruar Aubameyang.
“Tani, unë jam këtu. 100 për qind këtu”, ka vazhduar 30 vjeçari.
Aubameyang është përfolur si opsion për të kaluar te Barcelona ose Interi.
30 vjeçari në janarin e vitit 2018 nga Borussia Dortmundi u transferua te Arsenali, dhe deri më tani ka realizuar 45 gola për skuadrën angleze.







