Dafina Zeqiri

Atraktive dhe joshëse, Dafina sjell imazh të nxehtë në rrjete sociale

“Kurgjo nuk kallxojna” është projekti i fundit i publikuar nga këngëtarja, Dafina Zeqiri.

E pas këtij ajo është duke punuar edhe në këngën e re që vjen në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria, Noizyn, shkruan lajmi.net

Zeqiri është duke kaluar çaste të mira në Shqipëri ku përveç koncerteve që po mbanë shfaqet edhe në shoqërimin e disa nga miqve të saj.

Thuhet se ajo është ndarë nga i dashuri, Jose e që tashmë ngushëllim po gjen pranë reperit, Noizy, raportet e të cilëve dikur ishin tejet të tensionuara.

Sido që të jetë, Dafina në rrjete sociale nuk heziton të sjell imazhe provokuese siç është rasti me këtë të fundit.

Ajo po ashtu në një intervistë ka treguar se është e apasionuar pas tatuazheve e cila ka mbuluar këmbët me to.