Atletico mposht Elchen, merr kryesimin e La Ligas

Atletico Madrid ka arritur edhe fitoren e dytë në La Liga duke e mundur Elchen me rezultat të ngushtë 1-0. Golin  e vetëm në këtë ndeshje Atletico e shënoi me anë të Correas, gol që i dha tri pikë skuadrës nga kryeqyteti spanjoll

Atletico ka arritur edhe në fitoren e dytë në La Liga.

Pas fitores 1-2 kundër Celta Vigos javën e kaluar Atletico ka fituar edhe në ndeshjen e dytë, po ashtu me një rezultat të ngushtë 1-0 kundër Elches.

Ndeshja u ndje në stadium me afër 24926 spektaktorë.

Atletico e nisi më mirë ndeshjen dhe disa herë doli përpara dhe ishte afër për të shënuar gol.

Megjithatë goli erdhi në minutën e 39-të dhe golashënues ishte Angel Correa pasi mori një asist të mirë nga De Paul.

Në pjesën e dytë Elche filloi më mirë dhe disa herë ishte afër për të barazuar rezultatin.

Megjithatë ishin vendasit filluan ta kontrollojnë lojën dhe ishin afër për të shënua disa herë edhe golin e dytë.

Atletico ishte më e mirë në minutat e fundit dhe pati disa mundësi për të shënuar por prapë nuk e arritën këtë.

Krejt në fund ata morën tri pikë nga kjo ndeshje dhe momentalisht deri në ndeshjen e Reali Madridit do të jetë në vendin e parë të La Ligas.