Atletico Madrid fiton në udhëtim kundër Betis, Griezmann shënon dy gola, një direkt nga korneri

Antoine Griezmann ka vjedhur vëmendjen në ndeshjen Real Betis – Atletico Madrid.

Atletico Madrid mori një fitore me rezultatin 1:2 në ndeshjen kundër Betis, por vëmendja mbeti te goli i shënuar nga Antoine Griezmann, shkruan lajmi.net.

Griezmann gjeti një gol në minutën e 54’ të takimit, gol ky që hapi llogarinë e ndeshjes. Goli i francezit ishte ‘special’ pasi u shënua direkt nga korneri. Gol ‘Olimpico’.

Ish-anëtari i Barcelonës shënoi edhe golin e dytë, kur luhej minuta e 71’ e ndeshjes, për t’i çuar ‘Rojiblancos’ në epërsi të dy golave.

Rezultati final i ndeshjes u vulos nga Nabil Fekir, atëherë kur luhej minuta e 84’. Francezi shënoi një super-gol nga gjuajtja e lirë, por ky gol s’i mjaftoi skuadrës së tij.

Me fitoren e regjistruar në udhëtim, Atletico Madrid shkon në 23 pikë për pozitën e tretë, kurse Real Betis mbetet me 20 pikë në pozitën e pestë. /Lajmi.net/