Atletico Madrid e sigurt, fiton tri pikët e radhës
Dy ndeshje , dy fitore. Ky është bilanci i Atletico Madrid të cilët kanë fituar ndeshjen e dytë me radhë kundër Leganes si mysafirë. Ashtu si në ndeshjen e parë me Getafe, ku Atletico fitoi me rezultat 1-0, edhe në Leganes ata kanë fituar me të njëjtin rezultat
Atletico Madrid ka arritur fitoren e dytë me radhë në “Municipal de Batarque” në Leganes ku e kanë mposhtur këtë skuadër me rezultat 1-0.
E tërë kjo ndeshje u dominua nga Atletico por që gola nuk pati.
Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Joao Felix por nuk arriti që të realizojë në minutën e 30-të.
Në pjesën e dytë Atletico Madrid e kërkonte prapë golin por të ai arriti tek në minutën e 71 shënoi Vitolo pas një super asisti të Joao Felix.
Me këtë fitore, Atletico Madrid ngjitet në vendin e dytë në La Liga me aq pikë sa Sevila por që andaluzianët kanë golëdallim më të mirë.
Atletico javën tjetër e pret në Wanda Metropolitano, Eibarin.