Atletico fiton pastër, mban hapin me liderët

Atletico Madrid ka arritur fitore të pastër ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2:0.

Ishte Saul fillimisht që zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të e që ishte rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u shënua edhe një gol tjetër ku Morata i dha vulën fitores së madrilenëve.

Me këtë fitore, Atletico Madrid mban përkohësisht pozitën e dytë me 19 pikë, aq sa ka edhe lideri, Barcelona me një ndeshje më pak.