Bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj ka takuar sot Kryeinspektorin e Tregut Lulzim Syla.

Në këtë takim janë diskutuar veprimet në identifikimin dhe marrjen e masave ligjore të rasteve të ngritjes së çmimeve si rezultat i situatës së krijuar.

Të dyja institucionet janë duke marrë veprime të përbashkëta për inspektimin strikt të të gjitha bizneseve dhe shqiptimin  e  gjobave konform legjislacionit në fuqi.

ATK ka të hapura linjat telefonike për qytetarë 0800 80 800 pa pagesë, si dhe 038 222 165 me pagesë nga ora 08:00 deri në 22:00, në të cilat mund të raportohen rastet e rritjes së çmimeve të artikujve bazik ushqimorë dhe atyre farmaceutikë.