Atifete Jahjaga publikon dy fotografi si përgjigje për hoxhën: Në krye të odës dhe në krye të shtetit

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka reaguar pas deklaratave të hoxhë Shefqet Krasniqit i cili tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë.

Jahjaga ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në facebook, njërën në odë e tjetrën në Presidencë.

“Në krye të odës edhe në krye të shtetit”, ka shkruar Jahjaga.