Atifete Jahjaga pjesëmarrëse në garën Automobilistike të Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në Kampionatin e garave automobilistike në Ferizaj të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës.

Garën në të cilën morri pjesë Jahjga ishte në kategorinë e grave, në disiplinën “Auto Slalom”

“E diela sportive! Pata kënaqësinë që, në kuadër të Kampionatit të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës në qytetin e Ferizajt të garojë me gra super-vozitëse nga i gjithë rajoni në diciplinën ‘Auto Slalom’” shkroi Jahjaga në rrjetin social Facebook.

E për këtë, ish-presidentja e Kosovës tha se duhet t’i anashkalojmë ndonjëherë pengesat që na vendosen në jetë.

“Jemi mësuar t’i heqim barrierat e pengesat që na vendosen përpara në çdo sferë të jetës, por sot u dasht t’i anashkalojmë pak” shtoi Jahjaga.