Gjovalin Prendi, 64 vjeç, raportohet se mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Lezhë.

Policia, siç raporton EuronewsAlbania, tha se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pllanë, ku në rrethana ende të paqarta u vra me armë zjarri 64-vjeçari, banues në këtë fshat.

Prendi është babai i Roan Brahimit, i njohur dhe si Sidorel Prendi, i cili u vra më 9 maj 2024 në Athinë.

Roan Brahimi, i cili njihej edhe si armiku i Ervis Martnajt, është një prej të dyshuarve që ka marrë pjesë në atentatin ndaj Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit, miq të Martinajt, raporton EA.

Atentati ndaj tij ndodhi pak pas orës 21:30 të datës 9 maj të viti të shkuar në rrugën “Messolongiou” kur viktima ndodhej në një makinë me një grua.