Ataturk vs. Erdogan

Ligjerimi qe e kategorizon Ataturkun si nacionalist dhe Erdoganin si islamist eshte i gabuar.

Sepse qe te dy jane nacionaliste. Te dy keto rryma jane variacione te se njejtes gjeneze: nacionalizmit turk. Dallimi qendron tek roli qe i japin islamit dhe interpretimi historik i lidhjes se Turqise me Perandorine Osmane (PO).

Ataturku nuk e shihte Turqine si trashegimtare te PO-se, por si nje shtet qe lindi saktesisht nga shkeputja me PO-ne. Poashtu, derisa kishte vend per Islamin ne mesin e turqve, ai e mbajti larg institucioneve.

Ataturku vendosi themelet e nje laicizmi republikan qe margjinalizonte rolin e Islamit si fe transnacionale ne mesin e turqve, por si element qe forconte identitetin nacionalist turk.

Ai deshironte te kultivonte nje komb sekular dhe modern qe shihte nje diskontinuitet mes Turqise dhe PO-se dhe qe ndrydhte Islamin si formesues te identitetit politik dhe publik turk.

Ne anen tjeter, Erdogan mendon qe Turqia eshte trashegimtare dhe zgjatim i PO-se. Ai e sheh Turqine si berthame te PO-se rreth te ciles ishte ndertuar e gjithe perandoria. Pra i ben nje lexim retrospektiv historik dhe se prapthi artikulon nje rrefenje nacionaliste turke edhe pse PO-ja qartazi i paraprin Turqise.

Per shembull, Erdogani pushtimin e Konstantinopojes nga Osmanet e lexon si fillim te turqizimit te Bizantit. Ketu shihet se Erdogan e sheh kombin turk si paraprijes i PO-se. Ne kete sens shihet se Erdogani metodologjikisht eshte nacionalist. Fene e islame e sheh si perberes te rendesishem te trashegimise otomane qe ne berthame e ka Turqine.

Neotomanizmi i tij nuk eshte thjesht nje variant i islamizmit, por “imperializem turk”. Neotomanizmi i tij nuk ben thirrje per rikthimin e PO-se si projekt multikulturor ku muslimanet jane dominante, por si projekt per ekspansion turk qe eksploaton Islamin si fe te perbashket te popujve ne fqinjesi me Turqine.

Erdoganizmi eshte impulsi i ndrydhur fetar dhe otoman nga republikanizmi strikt dhe laik i Ataturkut, i mirembajtur me ushtri dhe me minim te demokracise. Hija e madhe qe bene islami dhe otomanizmi gjate shekullit XX u shnderruan ne force qe do te transformonte Turqine republikane.

Ne terma te Frojdit, Erdoganizmi eshte “kthimi i te shtypures”. Ne fushen psikanalitike, e shtypura nuk tretet. Ajo ndryshohet, ndonjehere vyshket, por here pas here edhe kthehet fuqishem. Por kurre nuk zhduket. Por Erdoganizmi nuk eshte vetem islam dhe PO.

Ne vitet ’80, kur kishte krize ekonomike ne Turqi dhe kur Ushtria frikesohej se rinia mund te ndikohej nga ideologjite ekstreme majtiste, si anarkizmi dhe komunizmi, hapi me shume tregjet dhe krijoi hapesire me te madhe publike per Islamin.

Erdoganizmi eshte edhe kapitalizem dhe post-sekularizem i lidhur me rikthimin e Islamit qe ne procesin e globalizimit krijoi nje rryme te forte konsumeriste dhe transnacionale muslimane, manifestim konkret i te ciles eshte levizja intelektuale e Fetullah Gulen-it, ideologu kryesor i Erdoganizmit.

Kjo eshte edhe fryma qe liberalizoi ekonomine turke dhe qe forcoi shtresen e mesme. Bumi ekonomik nuk ka pikur nga qielli, por nga dinamikat e brendshme ne Turqi dhe efektet e globalizimit ne ekonomine turke.

Se eshte nacionalist, Erdogani e deshmon tek rasti me kurdet, qe nuk i sheh si vellezer te se njejtes fe, por si kontestues te territorit te pandashem dhe unitar turk. Ai ka qene tolerant me kurdet aq sa e ka lejuar elementi islam ne ideologjine e tij, por nuk ka asnje dyshim qe nacionalizmi eshte perberesi kryesor i vizionit te tij.

Kesisoj, mund te themi se Erdogani dhe Ataturku jane dy ndryshesa qe burojne nga e njejta zanafille: nacionalizmi turk. Ndarja e tyre si islamist – sekular, otoman-turk, nacionalist – internacionalist eshte e gabuar.