Atalantes i mungoi vetëm një gol edhe “kajmaku” ndaj Valencias, “San Siro” i jep shtytjen për çerekfinale

Nëse dikush meriton epitetin ‘MREKULLIA E EVROPËS’ këtë sezon në Ligën e Kampionëve, sigurisht që ai do t’i takonte Atalantës.

Skuadra e trajenerit Gian Piero Gasperini, të mërkurën mbrëma në ‘San Siro’ ka mposhtur me rezultat të thellë 4:1 Valencian, në ndeshjen e parë të eliminimit direkt.

Hans Hateboer me dy gola, Josip Ilicic dhe Remo Freuler me nga një, ishin golashënuesit e Atalantës në këtë paraqitje të paharruar të tyre.

Golin e vetëm për Valencian e ka shënuar Denis Cheryshev.

Ndeshja e kthimit në Valencia, luhet më 10 mars.