Dialogu Kosovë-Serbi

“Ata kishin komente dhe pyetje”: Lajçak tregon se çka parasheh propozimin evropian për Asociacionin?

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje se qysh duket draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga BE-ja. Ai ka dhënë më shuëm detaje se që realisht janë thënë deri më tani. Por edhe ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë shprheur gatishmëri për zbatimin e marrëveshjeve.

I dërguar i BE-së për dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka bërë një shkrim përmbledhës për takimet e fundit të Kurtit dhe Vuçiqit me liderët e shteteve kryesore të BE-së.

Ai ka thënë se Kurti dhe Vuçiq kanë treguar gatishmëri për zbatimin e marrëveshjeve por që nuk janë pajtuar për modalitetet dhe se kryesisht kishin pyetje rreth propozimit evropian për Asociacionin.

E mirëpres që të dy liderët treguan gatishmëri për zbatimin e Marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet. Ata kishin komente dhe pyetje për propozimin evropian për statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin ua kemi paraqitur gjatë misionit tonë të përbashkët të shtunën e kaluar.” – ka thënë të dielën mbrëma Lajçak në Facebook.

Më tej, ai ka dhënë detaje edhe për atë se çka parasheh propozimi evropian i Asociacionit e që sipas tij, modeli evropian “trajton në mënyrë moderne mbrojtjen e pakicave”.

Shpresoj se do të jemi në gjendje të sqarojmë pyetjet dhe shqetësimet e hapura në javët në vijim. Statuti ynë propozon një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe nuk i kalon kufijtë e kuq të Palëve siç janë përcaktuar më parë. Por ky nuk është i vetmi element që ka nevojë për zbatim.” – ka thënë ai.

Tutje, Lajçak ka përmendur që edhe Serbia ka obligime dhe pret që këto të zbatohen paralelisht.

Ndërsa, Lajçak ka paralajmëruar se do të ftojë në takim në Bruksel shumë shpejt kryenegociatorët e dy vendeve.

Edhe Serbia ka shumë obligime të pazgjidhura nga Marrëveshja dhe ne duhet të shohim që zbatimi të përparojë paralelisht, në mënyrë që edhe Kosova edhe Serbia të marrin atë që kanë rënë dakord. Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes pa parakushte apo vonesa. Siç u shpreh qartë tre liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm. Me këtë në mendje, unë do të ftoj kryenegociatorët së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm.” – ka thënë ai.

Në ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se propozimi evropian është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se vlerësimin do ta bëjë Gjykata Kushtetuese.

Në takimit e 21 tetorit nga emisarët amerikan dhe evropian na është thënë se drafti për vetemenaxhim që e kanë sjell është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhet aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë. Pra, që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje” – ka thënë Kurti për medie një ditë pas takimit me liderët evropianë.

Deri më tani pak dihet për këtë propozim evropian për Asociacionin.