“Astrit t‘kanë rrejtë”.

Ky është njëri nga mbishkrimet që është parw në zyrat e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë.

Ky aksion ka ardhur pasi që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar propozimin evropian për Asociacion e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin e kishte kundërshtuar ashpër gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Për këto ideale të braktisura tani nga Kurti dhe partia e tij, në mbrojte të tyre kishte vdekur në burg në rrethana ende të panjohura aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, para shtatë vjetësh.

Pos kësaj, në qendrën e LVV-së kanë shkruar edhe “Zajdenica kaloi”, ndryshim i asaj që LVV-ja gjatë kohës sa ishte në opozitë e kishte përdorur për ta kundërshtuar Asociacionin, të cilin e quanin në gjuhën serbe “Zajednicë”, dhe atëkohë parulla e tyre ishte “Zajdenica nuk kalon”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Edhe të enjten, një aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) ka kërkuar përgjegjësi nga disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ndërsa i ka zënë të papërgatitur deputetët e pushtetit derisa po shijonin kafenë në sheshin kryesor të Prishtinës, krejtësisht moskokëçarës për premtimet e shkelura, posaçërisht për çështjen e Asociacionit.