Ish-ministri, Astrit Haraqija i akuzuar në rastin “Vizat”, në mbrojtjen e tij ka thënë se presidenti Rugova prej vitit 1995 ka shkruar rekomandime për ambasada.

Sipas Haraqijajt ai ka bërë rekomandime për viza edhe në cilësinë e kryetarit të Komunës e edhe si ministër. Por ka thënë se këto rekomandime janë bërë për sportistë e artistë.

“Nuk ka ministër që nuk ka rekomanduar për viza”, ka thënë ai.

“Nëse del veç një euro që kam marrë unë ose Uka jo 7 vjet sa parashihet po 14 vjet vullnetarisht shkoj në burg”, ka thënë ai.

Sipas Prokurorisë, Ukë Rugova në Ambasadën italiane i paraqiti si familjarë mbi 510 persona

Mbi 510 persona, sipas Prokurorisë Speciale, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova – Ukë Rugova i ka paraqitur në Ambasadën italiane si familjarë të familjes së presidentit, njerëz të afërm të tij ose punëtorë të familjes Rugova.

Këta persona i ka paraqitur si familjarë ose punëtorë të familjes Rugova, për t’i pajisur me viza italiane.

Pas leximit të aktakuzës i akuzuari i parë Ukë Rugova ka thënë se ndihet i pafajshëm në lidhje me akuzat e Prokurorisë Speciale të lexuara nga prokurorja speciale, Florie Salihu Shamolli, raporton Koha Ditore.

Edhe katër të akuzuarit e tjerë e kanë cilësuar vetën të pafajshëm në këtë procedurë penale.

Prokurorja Salihu Shamolli në fjalën hyrëse ka thënë se do t’i ftojnë 24 dëshmitarë të cilët do të dëshmojnë që nuk kanë punuar asnjëherë në familjen Rugova.

loading…