Astrit Gashi: Votoni për kë ju i besoni, mos u bazoni në sondazhe të porositura

Analisti politik, Astrit Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për atë që besojnë e të mos bazohen në sondazhe të porositura, për zgjedhjet e 17 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi tha se demokracia është vetëm në kuti të votimit dhe vetëm nga aty vjen në shprehje.

“Kete jave kemi me pa shume sondazhe te realizuara nga shkurtesa te shumta, per te cilat nuk do te degjoni me kurre, ose te pakten jo deri ne zgjedhjet e ardheshme.

Andaj sot nje jave voto per ate qe mendon se meriton besimin tend, e jo ne baze te sondazheve te akronimeve.

Demokracia eshte vec ne kuti te votimit! Ajo vetem aty shprehet dhe nga aty vjen ne shprehje!“, u shpreh ai