Astrit Gashi: Askush nuk beson se pas protestave nuk qëndron VV-ja

Astrit Gashi, analist, ka thënë sonte se askush nuk proteston nëse nuk e ka thirrjen nga partitë politike, në këtë rast nga Vetëvendosje.

Gashi ka reaguar pas deklaratës së Rexhep Selimit, shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhepi Selimi i cili ka thënë se VV-ja nuk është organizatore e protestave të enjten ashtu siç raportoi Ballkani.info më herët sonte.

Megjithatë, Selimi në “Debat Plus” terthorazi e ka pranuar se ata nuk do të heshtin nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk iu shkon në favor atyre.

Selimi ka reaguar në emision pas raportimit të Ballkani.info se kjo parti ka mobilizuar degët që të enjten në orën 17 të protestojnë në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e Kushtetueses, i cili pritet të del nesër ose pasnesër.

“Askush nuk beson se pas protestave nuk është një parti politike, në këtë rast VV-ja”, ka thënë analisti Gashi. /Ballkani.info/