LAJMI I FUNDIT: Vetëvendosje proteston të enjten, mobilizohen degët e kësaj e partie!

Lëvizja Vetëvendosje nuk po rri duakryq duke e pritur vendimin e Gjykatës Kushtuetuese për pranimin ose jo të dekretit të presidentit që ia jep mandatin Avdullah Hotit për ta krijuar qeverinë e re.

Burime të sigurta të Ballkani.info ka bërë të ditur sonte se tashmë në degët e VV-së gjithandej Kosovës ka filluar mobilizimi që të enjten të protestohet në Prishtinë.

“Tashmë pikat e VV-së gjithandej Kosovës janë njoftuar për mobilizim që të enjten të kundërshtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatarin. Kemi informacione se nesër do të del vendimi i Gjykatës dhe ai nuk do të jetë në favorin tonë”, ka thënë për Ballkani.info një burim brenda Vetëvendosjes.

Sipas një burimi tjetër, i cili po ashtu ka preferuar të mbetet anonim protesta pritet të fillojë të enjten rreth orës 16 e 30 – 17:00.

Për të qenë më të sigurt që do të mbahet distanca ndërmjet protestuesve, aktivistë të kësaj partie sot para Kuvendit/Presidencës kanë vendosur pika të reja të kuqe, duke dëshmuar kështu se janë gati për të protestuar.

Gjykata Kushtetuese pritet më së largu të premten të merr vendim, mirëpo pritjet janë që nesër ose pasnesër ky vendim të bëhet publik.

Të kujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që është pjesë e VV-së, ka njoftuar se nga enjta, pra pikërisht në ditën e paralajmëruar për protestë, do të hiqen kufizimet për lëvizje të lirë. /Ballkani.info/