‘Astrit Dehari u vra’: Çfarë di Kadri Veseli për rastin dhe pse u takua me familjen Dehari?

Me 5 nëntor të vitit 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ndodhi një ngjarje e rëndë, në qelinë A3 u gjet i vdekur aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari

Kjo ngjarje edhe pas katër vitesh ka mbetur akoma e pazgjidhur nga autoritet kosovare, të cilat nuk kanë përfunduar ende epilogun e kësaj ngjarje të rëndë që pësoi familja Dehari.

Kadri Veseli përgjatë katër viteve heshti duke kërkuar vetëm drejtësi nga autoritet e vendore, mirëpo për herë të parë ai u rendit krah atyre që thonë se aktivisti i VV’së Astrit Dehari u vra në burg.

Veseli për herë të parë në Klan Kosova ka deklaruar se “Astrit Dehari është vrarë”, jo vetëm kjo, ai në seancën e 3 shkurtit i tha se kryeministrit të ri Albin Kurti se në Kuvendin e Kosovës do të flasin edhe “për vrasjen e Astrit Deharit”, shkruan Gazeta Metro.

“Do të flasim edhe për vrasjen e Astrit Deharit, me emrin e të cilit keni abuzuar dhe akuzuar çdo kundërshtar politik, përfshirë këta që i keni në koalicion”, tha Veseli në Kuvend.

Veseli si njeriu më i informuar në Kosovë për shkak të kaluarës së tij si shef i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe rolit të tij në qeverinë e Kosovës për disa vite, mund të zbulon se për çfarë bëhet fjalë në “rastin Dehari”, shkruan Gazeta Metro.

E vet deputetja e PDK’së, Blerta Deliu deklaroi se në seancën ku u formua Qeveria e re, prindërit e aktivistit të VV’së Astrit Dehari, e kanë përshëndetur kreun e PDK’së, Kadri Veselin.

Deliu ka lënë të nënkuptohet se Veseli mund të jetë takuar me familjen e Deharit apo të dijë më shumë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë dhe të ju ketë dhënë informacionet e tij në lidhje me “vrasjen e tij”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe avokati i rastit Tomë Gashi, kanë kërkuar nga Prokuroria që ta thërrasin si dëshmitar në lidhje me këtë rast.

Kujtojmë se autoritet kosovare e kanë cilësuar se “Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje”, kurse mjekësia ligjore e Lozanës në Zvicër doli me një raport të gjerë rreth vdekjes së Deharit,  ky raport konkludonte që ka pak gjasë që Dehari të ketë kryer vetëvrasje.