Aston Villa e ‘dalldisë’ keq Arsenalin në ‘Emirates’

Mbrëmje për t’u harruar.

Arsenali i Mikel Artetës është mposhtur 0-3 midis stadiumit ‘Emirates’.

Aston Villa bëri një paraqitje fantastike duke shënuar tre gola për t’i marrë pikët e plota në një ndeshje ku favorit ishin ‘Topçinjtë’.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 25’, Saka në tentim për ta larguar, e dërgoi topin në portën e skuadrës së tij.

Ne pjesën e dytë, ku u mendua se Arsenali do të përmbysë gjithçka, mysafirët shënuan edhe dy gola të shpejtë me Ollie Watkins në minutat 72’ dhe 75 shënoi për 2-0 dhe 3-0, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Me këtë humbje, Arsenali ka rënë në pozitën e 11 me 12 pikë, derisa Aston Villa është ngjitur në vendin e gjashtë me 15 pikë.